Garo

Prezantuesja e programit “Jo vetëm modë”, Floriana Garo ishte një nga 7 të përzgjerdhurit nga sporte të ndryshme për të qenë në murin e famës në City College të New York-ut.

Nga 13 mijë student Floriana ka patur fatin të përgjidhet mes më të mirëve për vitin 2015. Ceremonia e Hall of Fame u organizua në formën e një darke gala në National Arts Club të NYC ku ishin të pranishëm shumë personalitete të sportit artit dhe kulturës.

Në këtë ceremoni u nderua me një çmim të veçantë edhe ish-kryetari i bashkisë së New York, David Dickens.

Hall of Fame daton që nga viti 1847 dhe deri tani janë përzgjedhur 435 studentë. Vetëm 6 prej tyre i përkasin volejbollit, 3 meshkuj dhe 3 femra, mes tyre edhe një shqiptare, Floriana Garo.

tvlan.al