Neymar duket gjithmonë edhe më larg Barcelona. Sipas “Mundo Deportivo” ai pritet të firmosë me Paris Saint Germain për gati 300 milionë euro. Një shumë e paimagjinueshme që do të mbulojë klauzolën 222 milionë dhe pjesën tjetër shkon për taksa dhe bonus për brazilianin.

Paratë do të vijnë nga Katari që në 2022 do të presë finalet e Kupës së Botës. Neymar do të jetë edhe figura kryesore për të reklamuar aktivitetin. Një mënyrë ndoshta edhe për të shmangur Fair Play-n Financiar, pasi paratë do të jenë të vetë lojtarit. Kjo shumë qindra milionëshe nuk përfshin pagën që mendohet të jetë 30 milionë euro neto në sezon për 5 vite.

Nëse transferimi kryhet do të bëhet më i shtrenjti i të gjitha kohërave. Edhe te Barcelona kanë thënë se nëse Neymar nuk do të qëndrojë, ai që do ta marrë duhet të paguajë. /Tv Klan