Neymar vlen më shumë se të gjithë, madje më shumë se Lionel Messi. Kartoni i sulmuesit brazilian të Barcelona vlerësohet 246,8 milionë euro. Kjo është përllogaritja e bërë nga Observatori Ndërkombëtar i Studimeve në Sport. Një vlerësim i dhënë për futbollistët e pesë ligave më të rëndësishme në Europë, duke u bazuar në rezultatet e futbollistëve, mosha apo kohëzgjatja e kontratës.

Lionel Messi penalizohet pikërisht nga marrëveshja që përfundon në 2018 dhe nuk është rinovuar ende. Argjentinasi vlen 170,5 milionë euro. Klasifikimi vijon me Paul Pogba, i cili është i treti dhe për të gjetur Cristiano Ronaldo duhet të zbresim në vendin e shtatë. Sipas Observatori Ndërkombëtar i Studimeve në Sport portugezi, i cili muajin e ardhshëm mbush 32 vjeç, vlen 126,5 milionë euro.

Mosha duket se penalizon fituesin e Topit të Artë. Në klasifikimin e institutit pjesë e Universitetit të Noishatelit në Zvicër janë dhe dy futbollistë me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi i 40 dhe Granit Xhaka i 63. 

Tv Klan