Holanda ka rafitikuar Marrëveshjen që të ofrojë selinë e Gjykatës Speciale për krimet e luftës nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale do të fillojë të funksionojë nga fillimi i vitit 2017, respektivisht nga 1 janari i këtij viti. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, ku edhe thuhet se ajo të fillojë funksionimin nga 1 janari 2017.

Në kumtesë nënvizohet se Marrëveshja që Holanda të jetë shtet i selisë së kësaj Gjykate, është mirëpritur edhe nga institucionet e Kosovës, respektivisht Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Marrëveshja siguron bazat ligjore për Dhomat e Specializuara në Kosovë, që të fillojnë procedurat ligjore në Holandë, nga fillimi i vitit 2017.

Hetimet sipas ligjit

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, ka qëndruar muajin e kaluar në Kosovë dhe Serbi ku është takuar me autoritetet më të larta ndërkombtare dhe ato vendase. Gjatë qëndrimit është thënë se përgjegjësia për krime gjatë kohës së luftës do të jetë personale dhe jo mbi bazën e përgjegjësisë komanduese.

Megjithatë, në opionion janë lakuar shumë emra, të cilët mund të gjenden para Gjykatës Speciale, ndër ta edhe persona në pozita të larta të shtetit. Schwendiman ka theksuar se hetimet do të jenë  profesionale dhe mbi bazën e fakteve, pa ia mbajtur anën askujt.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000 dhe do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtar.

/Deutsche Welle