14 orë nga përvjetori i dytë i tërmetit të 26 Nëntorit, kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur që të shkonte në një nga zonat më të prekura të atij tërmeti.

Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga Behgjet Pacolli, ministri Arben Ahmetaj dhe drejtues lokalë vizituan pallatet e reja të ndërtuara në Thumanë.

Sipas Pacollit, ndërtimet janë të standardeve më të larta ndërsa për banorët që do të jetojnë aty “Fillon krejtësisht një jetë tjetër.”

Ndërkohë kreu i qeverisë nuk la pas udhëzimet e tij në mënyrë që banorët të futen në banesa për Vit të Ri dhe t’i festojnë aty festa.

“Për Vit të Ri të jenë të mbaruara. Më 31 dhjetor të bëjnë gëzuar nëpër shtëpi dhe mbaron puna jote. Pastaj me bashkinë të bëjmë disa ndërhyrje të vogla”, tha Rama./tvklan.al