Jeremy (burgaxhiu) ok

Jeremey Meeks, i njohur si i burgosuri më seksi, ka firmosur kontratën e tij me një shtëpi mode, të cilën do fillojë ta zbatojë sapo të dalë nga burgu.

Pas grabitjes me armë të mbetur në tentativë, ai u njoh me vendimin për 27 muaj burg, më 5 shkurt të këtij viti.

Jeremey Meeks ka rrëfyer për amerikanen ABC News, se kurrë më parë nuk e kishte menduar se do të firmoste një kontratë si model.

Nëse do t’i jepet mundësia, ai do të nisë zbatimin e saj që në burg.

Jeremey Meeks u arrestua në verë të 2014 dhe u bë i famshëm në rrjetet sociale për shkak të bukurisë së tij.

tvklan.al