Në Tiranë nuk prezantohen me krijimet me përfaqësuese, por sjellin eksperiencën  e tyre, sesi një artist mund të jetë i suksesshëm edhe kur i përkushtohet vetëm vizatimit, zanafillës së një karriere si piktor. 18 artistë bashkëkohorë nga Neë-Yorku mes të cilëve edhe shqiptari Alkan Nallbani, që i bindi të vijnë në Shqipërinë e etur edhe për dije, prezantohen në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura.

Kërkimi i “nju jorkezëve” është trupi i njeriut dhe trajtat që ai merr pasi i vesh mantelin e fesë për shembull.

Krahas angazhimit si artistë, ata janë pedagoge edhe në universitet me të dhëna të mira në fushën e arteve pamore, çka më shumë se publikut, kjo ekspozitë e hapur deri në 17 Prill do t’i shërbejë studentëve për të marrë leksione nga artistë të hapur për të transmetuar gjithçka te brezi i ri, një sjellje jo aq e zakonshme në auditoret e Universitetit të Arteve. 

Tv Klan