Një burrë është dënuar për vrasje pasi një grerëz nga kosherja që ai ngacmoi, pickoi për vdekje dikë që ishte alergjik ndaj insekteve.

Burri, emri të cilit nuk bëhet i ditur po përpiqej që të shkatërronte një fole grerëzash nga tarraca e shtëpisë së një miku në Gjeneve të Zvicrës.  

Grerëzat iu sulën një çifti të tarracës fqinje, duke i pickuar të dy.

Gruaja u pickua në kokë dhe krahë dhe përveç kësaj nuk pësoi asnjë dëmtim tjetër, por bashkëshorti i saj pësoi shok anafilaktik

(reaksion tepër i rrezikshëm alergjik)

pasi u pickua dhe vdiq dy ditë më vonë.

Në vendimin e gjykatës federale të Zvicrës, thuhej se burri duhet të kishte marrë masa përpara se të ngacmonte folenë e grerëzave, pasi dihet se pickimi i tyre mund të jetë fatal për disa njerëz.

I pandehuri tha se nuk priste që të kishte njerëz jashtë në atë moment për shkak të motit të ftohtë. Në mbrojtje të tij, ai tha se nuk kishte ndonjë procedurë ligjore për t’u përmbushur përpara se të prishje një fole grerëzash.

Por gjykata i hodhi poshtë pretendimet e tij dhe vendosi se ai kishte vepruar në mënyrë të papërgjegjshme dhe neglizhente.

Sipas gjykatës, vdekja e fqinjit mund të ishte parandaluar.

I pandehuri u dënua për vrasje të paqëllimshme dhe duhet të qëndrojë 90 ditë në burg./tvklan.al