Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, pasi ngacmoi seksualisht një 32-vjeçare, të cilën e kishte palë në një proces gjyqësor.

32-vjeçarja kallëzoi Shyqyri Çobo pas mesazheve te marra nga gjyqtari. E frikësuar për faktin se refuzimi i prerë, nga ana e saj, do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë, gruaja bëri denoncimin.

Sipas prokurorisë  gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata dhe kishte dërguar 170 mesazhe në drejtim të kallëzueses. /TV KLAN