Qemal Lushi, një 56 – vjeçar nga qyteti i Durrësit është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ngacmuar të bijën e mitur.

Ka qenë vajza 13 – vjeçare me iniciale L.L, e cila ka bërë kallëzim pranë policisë së qytetit bregdetar.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se e mitura ka rrëfyer që babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme.

Gjatë kontrollit në banesën e Lushit, atij iu gjet një armë zjarri, pistoletë e modifikuar, si dhe 4 fishekë çiftje, që i mbante pa leje.

//tvklan.al