samarasKryeministri grek, Antonis Samaras, u ka ofruar një zgjidhje kompromisi partive të opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri këtë muaj.

Kreu i qeverisë greke tha se do të pranonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri maksimumi në fund të 2015, në këmbim të votës për kreun e ri të shtetit.

Dy partitë të majta, “SIRIZA” dhe “Demokratët e Majtë” e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e kryeministrit.

Mbrëmjen e sw martës është parashikuar votimi në raundin e dytë për kandidatin e vetëm në garë, të përzgjedhurin e koalicionit qeverisës, Stavros Dimas.

Në rast dështimi edhe në votimin e tretë më 29 dhjetor, atëherë Greqia shkon nw zgjedhje të parakohshme nw fillim të shkurtit.

Sondazhet thonë se SIRIZA është 3 deri në 4 pikë përpara nga Demokracia e Re që kryeson koalicionin aktual qeverisës.