E nisi si një ese dhe përfundoi në një tekst kuratorial me titullin “Ngjan si”. Hulumtimin e Edison Çeraj me subjekt ngjashmërinë e gjejmë të konkretizuar nga artistë, lëvrues të bashkëkohores, ku reflektimi është individual në përmbajtje dhe formë.

Loja e ambiguitetit zhvillohet në secilën nga krijimet që artistët prezantojnë në ekspozitën “Ngjan si”, e cila që në titull të ngacmon kujtesën për ta lidhur veprën me një frymorë ose jo, sa herë jemi të pamundur për ta përkufizuar saktë atë.

Krijimet të cilat vënë në lojë mendjen presin lojtarët e tyre në galerinë “Zeta” deri në mesin e Shkurtit.

Tv Klan