Viti 2014 ka qenë një vit i mbushur me histori të shumta, rozë. Lidhje të reja dashurie, ndarje, tradhëti, skandale në publik, ndarje nga jeta. Triumfues në art, muzikë, sport  e shumë të tjera ngjarje që u klikuan nga miliona shqiptarë anembanë botës.

Shuhet mbretëresha e muzikës Vaçe Zela

VACE ZELA

Është shuar në moshën 74-vjeçare artistja e madhe shqiptare Vaçe Zela. Ajo ndërroi jetë më 6 Shkurt 2014 në Basel të Zvicrës, ku po kurohej prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Shuhet në moshën 63 – vjeçare, Fadil Kujofsa

FADIL KUJOSFA

Fadil Kujofsa, që në kujtesën e shumë shqiptarve njihet si Cuku në filmin “Dy herë mat” u nda nga jeta më 31 Tetor të këtij viti, në moshën 63-vjeçare.

Lidhja e Angela Martinit me Ledri Vula-n

ANXHELA DHE LEDRI

Modelja shqiptare Angela Martini dhe këngëtari kosovar Ledri Vula bënë bujë me lidhjen e tyre. Ledri krijoi edhe këngën “100 probleme” ku protagoniste është modelja Martini.

Lidhja e Ledri Vula-s me Danfina Zeqiri-n, por vetëm në muzikë?

LEDRI DHE DAFI

Rikthimi i çiftit të dashur nga fansat mes Ledri Vula-j dhe Dafina Zeqiri-t nuk u prit shumë mirë, kur u kuptua se ishte vetëm në muzikë. Ata patën sukses me këngën e tyre “I got ur back”, por fansat vazhdojnë të shpresojnë në rikthimin e Dafinës dhe Ledrit edhe si çift.

Ergi Dini fitues i edicionit të 3-të të X -Factor Albania

ERGI DINI

Ergi Dini, i riu nga Shkodra ka qenë fitues i edicionit të 3-të të superspektaklit X-Factor Albania, i cili transmetohet në Televizionin Klan.

Bebe Rexha shqiptarja që po ngjit majat në Amerikë

BEBE REXHA

Bleta Rexha, e njohur me emrin e artit si Bebe Rexha është shqiptarja nga Dibra e Madhe e cila po shkëlqen në muzikën amerikane. Mediat e huaja e kanë cilësuar si ylli i ri i muzikës moderne. 25- vjeçarja ka realizuar edhe 2 këngë në bashkëpunim me David Guetta-n dhe një tjetër me Pitbull.

Vjen në jetë djali i Kryeministrit, Zaho

ZAHO RAMA

Djali i dytë i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Zaho ka ardhur në jetë më 25 korrik 2014.

Ndahet nga jeta “Doktor Flori”

DOKTORI FLORI

Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare Floran Kondi, apo siç njihej ndryshe “Dr. Flori” është ndarë nga jeta më 17 Nëntor të këtij viti. Mjekësia ligjore dha si shkak të vdekjes asfiksinë si pasojë e overdozës.

Martesa dhe shtatzënia e Nora Istrefit

NORA ISTREFI

Nora Istrefi ka kurorëzuar lidhjen e saj me partnerin Robert Berisha në shtator të këtij viti. 3 muaj më pas Nora dha lajmin ekskluzivisht në skenën e “Dance with Me” në Tv Klan, se priste fëmijën e parë. 

Fenomeni “Kallashi”

KALLASHI

Kërcimtarja e klubeve të natës nga Ferizaj, Donjeta Kosumi e njohur si “Kallashi” ka bërë bujë me daljen e saj në Zonë e Lirë. Ajo njihet për linjat sensuale dhe “promovimin” e aseteve të saj në rrjetet sociale.

Bleona Qerreti “befason” me fustanin prej rrjete

BLEONA QERRETI

Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti shokoi showbizi-n botëror me daljen e saj në tapetin e kuq në American Music Awards 2014. Ajo kishte veshur një fustan rrjetë, ku kishte ekspozuar të gjithë trupin. 

Jessie J vjen në Tiranë

JESSIE J

Këngëtarja britanike Jessie J vjen në Tiranë, si e ftuar speciale në koncertin e mbajtur në Sheshin Nënë Tereza në përkujtim të 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Aurela Gace dhe Young Zerka fitojnë “Kënga Magjike 2014”

AURELA DH EZERKA

“Pa kontroll” triumfoi në mes 45 këngëve të përzgjedhura si krijimet më të mira për edicionin e 16 të “Kënga Magjike”. Kënga e Aurela Gaçes në bashkëpunim me Young Zerka mori edhe çmimin “Hit” në edicionin e 16-të të Këngës Magjike.

tvklan.al/K.P