ririNjë studente 22-vjeçare nga Bostoni ka një ngjashmëri të habitshme me këngëtaren e famshme Rihanna, madje janë si dy pika uji.

Jeta e 22-vjeçares Andele Lara po ndryshon çdo ditë e më shumë, që kur është vënë re ngjashmëria e saj me Ririn.

Kjo ngjashmëri po i sjell shumë fitime studentes, ku përpos propozimeve të panumërta nga ana e djemve që I premtojnë “dashuri të përjetshme”, Lara ka marrë oferta nga shumë marka veshjesh, që janë të gatshme të derdhin miliona dollarë që ajo të veshë krijimet e tyre.

Sigurisht që Lara nuk ka ndërmend ta lërë t’i iki një shans i tillë.

tvklan.al