Ndeshja më interesante e javës së 20 të Serie A, i ngjau një filmi thriller. Në përfundim të 90 minutave në Artemio Frachi të Firences rezultati ishte 2-1 për Fiorentinën. Juventus u u rrëzua nga dy goditje në zemër të Kalinic dhe Badelj, në një ndeshje që thuajse u komandua e gjitha nga të zotët e shtëpisë.  Goli i parë ishte surprizë për Buffon, ndërsa i dyti ishte një mashtrim i rastësisë. Chiesa nuk e mbërriti krosin e Badelj, Buffon priti që topi të devijonte dhe nuk mundi të reagojë.

Tashmë Rojma është 1 pikë larg. Një kërcënim i qartë i kryeqytetasve që këtë sezon duken më të vendosur se kurrë në dëshirën për të fituar titullin kampion. Goli i fitores ndaj Udinese u realizua nga Naingolan, ndërsa Dzeko humbi një 11-metërsh

Por kjo javë në kampinatin Italian, e ngjeshi edhe një herë kreun e renditjes. Pas fitores 3-1 me Pescara, Napoli i Elseid Hysajt, është 4 pikëm larg nga vendi i parë. Oreksi për titullin shtohet por duket se ekipi e ka mendjen tek Champions League dhe pikërisht sfida me Real Madrid.

 “

Nuk është e nevojshme ta mendosh sepse është një ndeshje ku të gjithë futbollistët duan të luajnë. Jemi shumë të karikuar, por më parë të mendojmë për kampionatin e më pas për Real Madrid”

.

Edhe Lazio e vendit të 4 është afruar se tepërmi. Në fitoren e fundit ndihmë i dha edhe gabimi i ish portierit Etrit Berisha i cili shkaktoi një 11-metërsh. Një dalje e gabuar në kohë dhe veprim, gabim i rëndë që i kushtoi pikën ekipit.

Tv Klan