Aubrie Mangelson është një amerikane që prej vitesh jeton në Tiranë, e ku ka krijuar familjes e saj. Pikturimi është profesioni që zhvillon prej 15 vitesh, me disa ekspozita në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Së fundmi, në pozicionin e kritikës së artit, ajo është angazhuar që të japë kontribut edhe në artin shqiptar. Rruga që ka zgjedhur për t’u afruar me komunitetin e piktorëve është një praktike e njohur në vendin e saj të origjinës, Amerikë, por jo aq në vendin tonë.

Përmes një thirrje online, Aubrie u kërkoi piktorëve, të kultivuar profesionalisht e të rinj, që të realizojnë një pikturë me tematikë familjen ndërsa ajo u jep mundësinë që t’i ekspozojnë në Muzeun Historik Kombëtar për dy javë duke nisur nga 27 Shkurti.

E habitur për numrin e vogël të pjesëmarrësve, Aubrie, mes tyre vëren, se më së shumti janë profesionistë dhe jo të rinj, për të cilët hapësirat ekspozuese janë më të kufizuara dhe mbështetja financiare më e reduktuar.

Për të mos mbetur në kornizat e një ekspozite, për tre ngjyrat më të mira të familjes shqiptare është menduar nga një çmim në vlerë modeste monetare.

Tv Klan