I ftohtit që ka përfshirë rajonin e Dibrës ka shkatërruar pothuajse plotësisht kulturat bujqësore. Për tre net me radhë temperaturat kanë zbritur nga -4 deri në -8 gradë. Fermerët thonë se qershitë,  arrat , dardhët dhe vreshtaria u janë dëmtuar dhe për këtë kërkojnë që shteti t’i ndihmojë.

Pas verifikimeve në terren specialistët e bujqësisë pohojnë se dëmi në qershi, kumbulla , arra dhe vreshtari është në masën 100%.

Sakaq specialistë hedhin idenë e ndryshimit të skemave të subvencionit në ferma.

Nëse moti i ftohtë do të vijojë ekspertët thonë se dëmet do të prekin edhe kultura të tjera.

Tv Klan