Në Gjermani ngricat dhe dëbora është bërë shkak për një numër rekord aksidentesh me pasojë disa të plagosur.

Autoritetet flasin për të paktën dy persona që ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetëm në Bavari numërohen 133 aksidente automobilistike gjatë 24 orëve të fundit.

Probleme me reshjet e dendura të dëborës ka pasur veçanërisht në rajonet qëndrore dhe jugore të vendit.

Tv Klan