Ngricat, qarkullimi i rrezikshëm në Rrugën e Kombit

Dëbora dhe ngricat vijojnë të jenë prezente në Rrugën e Kombit.

Një nga akset më të rëndësishme në vend, Rruga e Kombit vijon të jetë problem për qarkullimin e automjeteve. Në orët e natës, lëvizja e automjeteve është e rrezikshme për shkak të ngricave në rrugë.

Firmat mirëmbajtëse të rrugës e kanë të pamundur që të shmangin situatën, megjithë ndërhyrjet e vazhdueshme.

Më problematike paraqitetet segmenti rrugor nga Repsi në Kalimash, ku trashësia e borës arrin deri në 70 centimetra. Policia Rrugore, e cila patrullon të gjithë aksin e Rrugës së Kombit ka ndaluar të gjithë automjetet që nuk janë të pajisur me zinxhirë.

Tv Klan


Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione