Të gjitha institucionet e përkujdesjes sociale për fëmijë kanë tashmë brenda tyre një dhomë të veçantë, e cila do të shërbej për strehimin e menjëhershëm të fëmijëve në situatë rruge të konsideruar në risk.

Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi, teksa vizitoi një prej këtyre ambienteve në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, apeloi për denoncimin e rasteve të dhunës së fëmijëve.

Përgjatë vitit 2015, janë identifikuar 738 raste të fëmijëve në rrezik, që i përkasin grup moshës 7-14 vjeç. Të dhënat e publikuar nga njësitë e mbrojtjes së fëmijëve thonë se 352  prej tyre, janë fëmijë të neglizhuar

.

106 raste të abuzimit psikologjik

,

71 raste

 

të abuzimit fizik ndaj fëmijëve dhe 26 raste të abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Tv Klan