sekretari i pergjithshemIshte parashikuar që këtë të mërkurë të niste pastrimi i liqenit të Fierzës nga mbetjet e shumta industriale e spitalore. Por grupi i punës i përbërë nga specialistë të mjedisit dhe prefekturës, të cilët zbritën për herë të parë në terren ka përcaktuar vendet nga ku do të nisë aksioni dhe mjetet që do të duhen për të larguar këto mbetje nga baseni ujor i Fierzës. Aksioni pritet të nisë të premten dhe në të do të angazhohen përveç administratës vendore edhe nxënës të shkollave.

Ndërkaq drejtues të KESH kërkojnë nga autoritetet e vendeve fqinje të respektojnë konventat ndërkombëtare për ujërat dhe se do të monitorojnë nga afër këtë proces.

Dy ditë më parë në mbledhjen e zhvilluar në Këshillin e Qarkut të Kukësit u kërkua edhe ndërhyrja e vendorëve të fqinjve Kosovarë dhe Maqedonas duke qenë se gjithë mbeturinat derdhen në liqen nga prurjet e Drinit të Bardhë dhe të Zi.

Tv Klan