Çdo bashki duhet të ofrojë shërbime sociale bazë për të gjitha kategoritë në nevojë. Nga Elbasani ku edhe nënshkroi paktin e marrëveshjes sociale me mes bashkive të qarkut, ministri Klosi u ndal tek domosdoshmëria e këtyre shërbimeve.

Në çdo bashki të vendit për njerëzit me aftësi të kufizuar qytetarët me moshe të tretë dhe të gjithë ata që duan shërbimin e shtetit të kemi shërbime bazë. Ramë dakord me të 7 kryetarë bashkish të krijohen brenda harkut kohor të 24 muajve

”, u shpreh Klosi.

Sipas ministrit ligj i ri për shërbimet sociale parashikon kalimin e kompetencave nga pushteti qendror drejt atij lokal duke synuar  reduktimin e varfërisë në mënyrë që familjet të përfitojnë më shumë nga skema.

Tv Klan