Ngrohja me gaz për pak i ka kushtuar jetën një 58-vjeçari. Një dyqan është përfshirë nga flakët në lagjen “Perash” të Shkodërs. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:40, ndërsa i plagosur ka mbetur shitësi A.A, 58 vjeç.

Policia thotë se zjarri nisi në dyqan nga shpërthimi i një bombule gazi. Dëmet materiale në dyqan janë të shumta, ndërsa zjarri pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është shuar. Policia vazhdon ende hetimet për këtë ngjarje. / tvklan.al