ibrahimi

Prokuroria zbardh detaje të eksperimetit zhvilluar dy ditë më parë në Lazarat, ku u rindërtua e gjithë dinamika e vrasjes së efektivit të RENEA –s, Ibrahim Basha.

Burime nga organi i akuzës saktësojnë se rrethi i personave që mund të ketë qëlluar mbi 31 – vjeçarin është ngushtuar. Sipas rezultateve të dala, riekspertimi ka rezultuar se vendin nga ku është qëlluar drejt furgonit kanë qenë Arbjon dhe Alban Aliko si dhe Elvis Boçi.

300 metra larg ka qenë sipas prokurorëve personi që ka qëlluar Bashën. Grupin hetimor e pret një punë e madhe dhe e vështirë pavarësisht se rrethi i të dyshuarve është ngushtuar. Identifikimi i personit që shkrepi armën mbi policinë do të përcaktohet vetëm pasi të përfundojë ekperimentimi balistik i armëve që kanë patur tre të pandehurit ditën e ngjarjes  dhe me pas do të krahasohen me ekspertimin mjeko – ligjor të viktimës.

Gjithashtu është saktësuar se ndaj furgonit ku ndodheshin 6 efektivë të RENEA – s është qëlluar me një plumb. Fillimisht ka goditur në kokë Bashën dhe më pas është përplasur me hekurin e sedijles. Gjatë kësaj kohe plumbi është shpërbërë duke plagosur lehtë dhe dy efektivët e tjerë.

Ekspertët kanë arritur të gjejnë pjesë të vogla të këmishës së  predhës, por jo bërthamën e saj, pasi është dëmtuar gjatë përplasjes. Këto pjesë të gjetura sipas hetuesve janë të vlefshme pasi kanë elementë të cilët do të ndihmojnë në identifikimin e armës.

Tv Klan