Disa njerëz e kanë të vështirë të heqin dorë nga konspiracionet.

Parashikimi i fundit për apokalipsin ishte më 23 Shtator, por duke qenë se ky parashikim nuk u doli, fanatikët e teorive të konspiracionit kanë një tjetër datë.

Së fundmi ata deklarojnë se fundi i botës do të jetë 19 Nëntor, pra të dielën.

Gjithçka, sipas tyre do të vijë për shkak të planetit misterioz, Nibiru. Ky i fundit, sipas një numerologu kristian do të përplasej me tokën më 23 Shtator, por duke qenë se kjo nuk ndodhi, zëra të rinj thonë se Nibiru do të shkaktojë tërmete apokaliptike më 19 Nëntor, që do të çojnë në zhdukjen e planetit tonë.

Në përgjigje të këtyre pretendimeve, një shkencëtar i NASA-s ka theksuar se planeti Nibiru nuk mund të ekzistojë, sepse forcat e tij gravitacionale do ta kishin lënë tokën pa Hënë.

Por sërish të apasionuarit pas teorive konspirative dhe ata që besojnë se Nibiru ekziston thonë se Nasa është pjesë e një konspiracioni për të fshehur të vërtetën nga popullata e përgjithshme, në mënyrë që elita globale të fshihet në bunkere sekrete të nëndheshme.

Siç shkruan e përditshmja “Dailymail”, Nibiru, i njohur ndryshe edhe si planeti X, është një planet hipotetik që supozohet se ndodhet në skaj të sistemit tonë diellor, që orbiton në diell çdo 3600 vjet.

/tvklan.al