Stavri Nica është trajneri i parë që largohet nga ekipet e Superligës për këtë sezon.

Ai nuk do të vijojë më me kurbinasit pas dy humbjeve radhazi në kampionat, me Luftëtarin dhe Kukësin.

Zëvendësuesi i tij është Gentian Mezani, i cili sezonin e kaluar drejtoi për disa muaj Flamurtarin. Laçi pas 3 javësh kampionat ka 3 pikë të marra në fitoren e javës së parë me Partizanin. /Tv Klan