Ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është dënuar me 2 vjet burg për korrupsion. Gjykata e penale në Shkup e shpalli atë fajtor për të ashtuquajturin rasti “Tanku”, nen akuzat per shpërdorim detyre, korrupsionit dhe abuzimit me tenderat në rastin e blerjes së një automjeti luksoz tip “Mercedes S-600”.

Bëhet fjalë për një automjet me porosi, për të cilin buxheti i shtetit ka paguar 600 mijë Euro, shumë disa herë më e lartë se vlera reale.

Gruevski nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit kur u dha dënimi, por u përfaqësua me 4 avokatët e tij.

Me 6 vite e 6 muaj burg u dënua ish-funksionari i Ministrisë së Brendshme Gojko Popovski, i cili krahas parregullsive në këtë tender, u shpall fajtor edhe për 300 automjete të tjera të blera në mënyrë të paligjshme.

E përfshirë në këtë rast është edhe ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, për të cilën vendimi do të jepet më vonë. Ndër mashtrimet që janë bërë me tenderin është edhe arsyetimi se automjeti luksoz do të përdorej për nevoja të brendshme të Ministrisë se Brendshme.

Ky është vendimi i parë për Gruevskin. Ish-Kryeministri akuzohet edhe për 4 shkelje të tjera në vendimet e dhëna kur ishte Kryeministër.

Gruevski nisi ta pëdorë “Mercedesin” e tij në vitin 2015. Ai është i blinduar dhe u reziston zjarreve. Ky lloj automjeti prodhohet në qendra speciale për makinat, me të cilat udhëtojnë liderë të rëndësishëm të botës.

Tv Klan