Ndryshe nga një vit më parë, maturantët që do të rezultojnë fitues në universitetet publike dhe ato private do të mund të ç’rregjistrohen për t’u regjistruar në një degë tjetër.

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, bëri me dije se kjo është përcaktuar në udhëzim i cili pritet të publikohet javën e ardhshme.

Sipas ministres, udhëzimi është hartuar pas konsultimit me të gjithë mësuesit dhe mbi 15 mijë maturantë, në mënyrë që procesi i pranimit në universitet këtë vit të mos ketë kontestime dhe të përfundojë në kohën e duhur.

/Tv Klan