Ndreca ka një gjyshe shumë gazmore dhe e veçantë. Ai erdhi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea për t’i bërë një surprizë gjyshes së tij të dashur. Gjyshe Bardhe është 87 vjeçe dhe është në një formë të shkëlqyer fizike, ku çdo ditë mund të eci mbi 5 km. Asaj i pëlqen të bëjë ligjin në shtëpi, të harxhojë gjithë ujin e dushit për t’u larë çdo mëngjes, të pijë të paktën një gotë raki dhe ka debulesë të veçantë për një personazh të njohur shqiptar.

Ndreca:

Ajo thotë që nuk shikoj nga sytë, por gjithë ditën rri duke qepur dhe perin në gjilpërë e vendos vetë. Nuk e di se çfarë do të shikoj më shumë

.”

Ndreca rrëfën më tej se edhe ogranet e tjera si përshëmbull veshët i ka në rregull edhe pse shpeshherë gjyshe Bardhe thotë se nuk dëgjon.

Ndreca:

Ajo është meraklie në kulm. Filxhanin e kafesë së saj nuk mund ta përdorë askush tjetër. Luga, piruni, thika, pjata janë të gjitha më vete ato që ajo përdor. Askush nuk i prek ato, sidomos gota e rakisë. Ajo thotë nuk pi, por dy gota në ditë i pi.

Gjyshe Bardhe i pëlqen shumë emisioni “E Diela Shqiptare” dhe në këtë ditë ajo nuk lë askënd të lëvizië televizorin në kanalet e tjera.

Ndreca: 

Ajo të do shumë ty dhe thotë pse më del veç të dielën ky Arditi. Por më shumë se ty, do një person tjetër. Ajo ka një dashuri të madhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo mendon që ai është personi më i mirë në botë, më i duhuri, më i drejti dhe po t’ia ofendosh me të prishesh.

Stafi i “E diela Shqiptare” sëbashku me Ndrecën i përgatitën gjyshe Bardhes një lojë sikur ish-kryeministri Sali Berisha do të bëhej president dhe Ndreca do të ndërrojë emrin me një emër tjetër duke e vendosur Edi.  Nënë Bardhe erdhi në studio dhe sigurisht që me vete kishte marrë edhe gotën e rakisë dhe nuk pranoi që të pinte nga gota, që i seriviri Ardit Gjebrea. Gjatë bisedës në studio u bë edhe “ndërprerja urgjente” e emisionit, për të ndjekur dy lajme të fundit të mbërritura në Televizionin Klan nga Drini Zeqo. Një ndër këto “lajme” ishte se Bujar Nishani ka dhënë dorëheqjen  si President dhe vëndin e tij do ta marrë Sali Berisha.

Ardit Gjebrea:

I dëgjove lajmet? Berisha na u bë president.

Gjyshe Bardhe:

Po, ishalla! Zoti e ruajtë! Jam shumë e lumtur se është shumë i mirë.

Ardit Gjebrea:

Më thuaj emrin e një presidenti tjetër në Shqipëri?

Gjyshe Bardhe:

Për zotin, nuk mbaj mend gjë. Vetëm Sali Berishën mbaj mend.”

 

Pas surprizës së “emërimit” si President të politikanit të saj të zemrës, nënë Bardhe nuk e di që nipi që ndodhet prapa murit do t’i drejtojë një kërkesë të vështirë. Ai do të ndërrojë emrin Ndrec, që e ka trashëgimi nga gjyshi me një emër tjetër Edi. 

Ndreca:

Nënë unë jam sot këtu për të të dhënë ty një mesazh. Në rradhë të parë dua të të falenderoj për përkujdesjen që kushtuar gjatë gjithë jetës për mua. Ti më ke plotësuar çdo dëshirë dhe nuk ma ke prishur kurrë, por sot dua të më japësh një bekim. Unë e di që kam emrin e gjyshit tim dhe të gjithë ishin të lumtur që kisha këtë emër. Edhe unë deri në një farë moshe isha mjaft i lumtur sepse nuk kisha asnjë pengesë. Por sot të gjithë nuk më afrohen, sidomos vajzat sapo dëgjojnë emrin tim Ndrecë. Ndaj dua ta ndërroj atë me një emër që e mban një personazh i njohur në Shqipëri, Edvin shkurt Edi.

Gjyshe Bardhe:

E gëzofsh! Unë do të thërras Ndrecë. Këtë e ka fal Zoti, pse ta ndërroj emrin kot.

Ndreca:

Dua të kem edhe unë sukses ashtu sikurse Kryeministri…

Gjyshe Bardhe:

Ah jo, jo!

Ardit Gjebrea:

S’të pëlqen emri Edi?

Gjyshe Bardhe:

Jo nuk më pëlqen!

Ardit Gjebrea:

Po ta vë emrin Sali se ai do ta ndryshoj emrin?

Gjyshe Bardhe:

Po, Sali po! Sido që ta vendosë unë do ta thërras Ndrecë

.

Në fund gjyshe Bardhes i treguan se e gjitha ishte një shaka për të, për ta mbajtur si një kujtim të bukur të jetës së saj. /tvklan.al