160 mijë vullnetarë në të gjithë vendin kanë startuar aksionin kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.

Vullnetarëve u janë bashkuar nxënësit e shkollave, si dhe të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Niko Peleshi dhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kanë dhënë kontributin e tyre në pastrimin e qytetit të Lushnjës.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i shoqëruar edhe nga homologia e tij kosovare, është bërë pjesë e grupit të pastrimit në zonën e Qesarakës në Tiranë, për të cilën ministri tha se është pika më nxehtë e kryeqytetit. Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve që aksioni të përmbushet me sukses.

“Është një ditë e madhe, një ditë në të cilën duhet të na bashkohen sa më shumë të rinj, sa më shumë të vullnetarë. Vazhdoj të kërkoj me forcë që çdo qytetar, të evidentojë çdo problematikë. Nëpërmjet aplikacionit, ata mund të bëhen një kontribut i jashtëzakonshëm në pastërtinë e qytetit. ”

Aksioni i pastrimit do të zgjasë 6 muaj, për të mundësuar një sezon turistik me një Shqipëri të pastër.

Tv Klan