rama-lufta-informaliteti

Në ditën kur ka nisur zytarisht operacioni i qeverisë kundër informalitetit fiskal, punonjësit e tatim taksave e doganave, krerët e këtyre administratave dhe të gjithë Ministrat e përfshirë në këtë nismë janë mbledhur nga Kryeministri për të shpalosur detajet e zbatimit të operacionit në terren.

Kreu i qeverisë u shfaq i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që do të hasen për t’i dhënë fund evazionit dhe informalitetit në këtë fushë, duke e nënvizuar këtë si arsyen kyçe që për të ka penguar qeveritë e mëparshme të ndërmarrin një betejë të ngjashme.

Kryeministri ka bërë publik një koncept të ri për patriotizmin, që sipas tij nuk tregohet duke tundur flamurin kuqezi por duke paguar taksat dhe tatimet.

Sipas Kryeministri informaliteti ka lulëzuar dhe për shkak të bashkëpunimit që ka gjetur në administratën e tatimeve. Dhe nuk ka nguruar të tregojë edhe burgun për të gjithë ata që do të provohet se ndihmojnë bizneset të shmangin detyrimet tatimore.

Kreu i qeverisë e pa të udhës që të sulmojë edhe gjyqtarët duke dashur t’i japë një mesazh edhe opozitës.

Rama përsëriti se operacioni nuk ka si objektiv të godasë bizneset ndaj dhe ai kërkoi tatimorëve të jenë të kujdesshëm gjatë kontrolleve duke i lajmëruar se një filtër kontrolli është ngritur dhe për ata vetë.

Kryeministri nuk harroi që edhe në fund të tërheqë vëmendjen e administratës së tatimeve duke i treguar dhe fundin që i pret në rast të suksesit apo mos suksesit të operacionit kundër informalitetit.

Tv Klan