inuk ne PogradecInspektoriati Ndërtimor Urbanistik e ka zhvenosur aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Pogradec. Në shenjestër të këtij aksioni kanë qenë lokale, hotele dhe të tjera objekte të ndërtuara buzë liqenit.

Në ditën e parë fadromat e ndërtimorëve rrëzuan dy lokale, dy objekte që ishin në ndërtim e sipër dhe një shtëpi banimi.

Aksioni i ndërtimorëve vazhdoi pa ndërprerje edhe pse pati kundërshtime nga një banor i zonës, shtëpa e të cilit ishte pa leje ndërtimi.

Por shumë nga banorët e tjerë kanë nisur t’i prishin vetë shtesat dhe objektet e ngritura pa leje që para mbërritjes së ndërtimorëve.

Ky aksion i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u përshëndet edhe nga kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në “Twitter” përgëzoi nisjen e operacionit për shkuljen e dhjetra çibaneve nga buza e Liqenit te Pogradecit.

Në një tjetër  postim teksa ka komentuar prishjen e një ndërtese kryeministri shkruan: “Ne ç’vend të botës keni parë që mu mbi buzët e një bukurie të bekuar si liqeni i Lasgushit të mbijë ky lloj çibani?”.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve përgjatë liqenit të Pogradecit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Paralelisht INUK po vijon aksionin për prishjen e objekteve pa leje në disa zona të kryeqytetit.

TV KLAN