Në të gjithë vendin janë 1300 të tilla

Nis mbyllja e hyrje – daljeve të paligjshme në autostradën Tiranë- Durrës. Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë e Shtetit do të mbyllin 1300 hyrje-dalje të paligjshme në rrugët nacionale.

Vetëm në autostradën Tiranë-Durrës janë afro 300 hyrje-dalje të rrezikshme. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, hyrje-daljet në rrugë cënojnë sigurinë rrugore.

Përveç hyrje-daljeve në rrugë të krijuara nga subjektet, në mjaft raste ato janë hapur nga banorët e zonës.

Në këtë rast do të jetë ARRSH e cila do të projektojë hyrje-daljet sipas standardeve rrugore ose një rrugë dytësore për banorët.

Tv Klan