Republikani Donald Trump është zyrtarisht presidenti i 45-të i SHBA-ve.  “

Unë Donald Trump betohem solemnisht se do ekzekutoj detyrën e presidentit të SHBA dhe do bëj më të mirën time për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA, kështu që më ndihmo Zot

!” Ishte ky betimi i republikanit, ndërsa pasi morri fjalën nisën dhe reshjet e shiut.

54D8E508-DA5A-4A45-8E17-2F763A3CC91E_w610_r1_s

 

Fjalimi i Donald Trump si president i 45-të i SHBA

Miq amerikanë dhe miq të botës, faleminderit! Në qytetarët e SHBA jemi të gjithë në përpjekje kombëtare për të rindërtuar vendin tonë. Së bashku do përcaktojmë rrjedhën e Amerikës dhe të botës për shumë vite. Do përballemi me sfida dhe kohë të vështira por detyrën do e kryejmë.

I jemi mirënjohës presidentit Barack Obama dhe zonjës së parë Michelle Obama, kanë qenë të mrekullueshëm gjatë këtij tranzicioni, faleminderit!

Ceremonia e sotme ka rendësi të veçantë. Sepse jo vetëm po kalojmë fuqinë nga një administratë në një tjetër por fuqinë e Washington DC po e kalojmë tek ju, njerëzit!

Triumfet e shtetit tonë nuk kanë qenë asnjëherë tuajat. Ka qenë gjithnjë e vështirë për familjet në në cepat e vendit tonë

Kjo ndryshon duke filluar që nga ky moment. Sepse ju përket juve te gjithëve. Atyre që janë këtu sot dhe atyre që po na shohin nga ekranet në të gjithë botën. SHBA është vendi juaj.

Ajo që ka rendësi nuk është partia e cila e kontrollon vendin tonë por që qeveria jone të kontrollohet nga njerëzit.

Dita e sotme do mbahet mend si dita kur njerëzit u bënë sunduesit e këtij vendi sërish.

Të harruarit e vendit tonë nuk do jenë më të tillë. Erdhët të bëheni pjesë e në lëvizjeje historike. Në qendër te kësaj lëvizje është një vend që do ju shërbejë juve. Shkolla të mira, punë të mira, shtëpi të sigurta… Këto janë thjesht kërkesa të arsyeshme të njerëzve. Për shumë nga njerëzit tanë ekziston një realitet krejt tjetër.

Shumë studentë në kombin tonë kanë shumë potencial të mbytur nga varfëria. Kjo shtypje përfundon tani. Jemi një komb dhe dhembja, ëndrrat dhe suksesi janë e të gjithëve ne.

Për shumë dekada ushtria jone ka mbrojtur kufijtë e të tjerëve duke refuzuar të mbrojmë tonat. Kemi shpenzuar miliarda dollarë sepse infrastruktura e vendit tone është kalbur.

Kemi bërë vendet e tjera të pasura ndërkohë që tonin e kemi lënë pas dore. Shumë punëtorë amerikanë janë lënë pas. Disave i kanë marrë shtëpitë dhe i kanë dëbuar.

Kjo ishte e kaluara dhe do shohim vetëm në të ardhmen. Jemi mbledhur këtu sot për të dëshmuar një dekadë të re për t’u dëgjuar kudo, nga kjo ditë do qeverisë një vizion i ri në tokën tonë.

Gjithmonë Amerika do jetë e para. Çdo vendim në taksa dhe në çështjet e jashtme do jetë në përfitim të familjeve amerikane.

Mbrojtja do çojë në begati dhe mbrojtje unë do ju mbroj deri në frymën e fundit te trupit tim. Nuk do ju zhgënjej kurrë. Amerika do fitojë serish si kurrë më parë.

Do ju risjellim kufijtë, pasurinë dhe ëndrrat. Do ndërtojmë autostrada, rrugë, tunele, metro dhe gjithçka tjetër në vendin tonë të mrekullueshëm. Do rindërtojmë vendin tonë me duart amerikane dhe shumë punë.

Nuk do të imponojmë interesat tona, por do të jemi shembull për të gjithë. Do të forcojmë aleancat, do të krijojmë të reja, do të shkatërrojmë nga faqja e tokës terrorizmin islamik. Në themelet e politikës tonë do të jetë besnikëria ndaj SHBA, përmes kësaj do të zbulojmë besnikërinë ndaj njëri-tjetrit. Nuk do të ankohemi kurrë. Koha për fjalime të kota ka mbaruar. Tani vjen koha e veprave. Nuk dua të dëgjoj asnjë politikan që thotë: Kjo s’mund të bëhet. Nuk do të dështojmë!

Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre jemi, të gjithë kemi gjak patriotësh dhe shijojmë të gjithë liritë dhe flamurin amerikan. Kur të lindë një foshnje në lagjet e Detroitit ose në Nebraska, ata do marrin të njëjtën frymë të falur nga krijuesi ynë.

Nuk do jeni më asnjëherë të injoruar në jetën tuaj. Zëri, shpresat dhe ëndrrat tuaja do përkufizojnë fatin tona amerikan.

Së bashku do e forcojmë Amerikën, do e bëjmë të lulëzojë, të pasurohet dhe t’i kthehet sërish lavdia! Zoti e bekoftë Amerikën!/ tvklan.al