“E Diela Shqiptare” që tashmë gëzon statusin e programit më popullor në ekranet shqiptare është në përgatitjet e tij të fundit.

Showman-i Ardit Gjebrea dhe stafi i tij premtojnë një sezon më gjithë elementet që përbëjnë një program familjar.

arditi

Ardit Gjebrea:

“Do ta ruajmë formatin, por në përmbajtje do të hyjmë dhe ndërhyjmë shumë fort.”

I pesti sezon për rubrikën “Shihemi në gjyq” do të ruajë të njëjtën formë. Por problematikat që do të trajtohen në studio, do të jenë të forta  që në takimin e parë.

eniii

Eni Çobani:

“Më vjen mirë që jemi bërë një dritare sëbashku, pra Televizioni Klan dhe rubrika “Shihemi në Gjyq”, “E Diela Shqiptare” në tërësi, përcjellëse e këtyre problematikave të nxehta të shqiptarëve dhe dua t’iu them, dhe kjo është surpriza për nesër, jo vetëm të shqiptarëve në Shqipëri.”

blerina

Këtë sezon si do ta quajmë rubrikën tënde?

Blerina Bombaj :

Këtë sezon e kemi nisur me det. “Për Peshk”, quhet rubrika sepse duam të fokusohemi tashmë tek një burim që ne e kemi të shkëlqyer, siç është peshku i ujërave shqiptarë. Të fokusohemi, të thellohemi, dhe të mësojmë sa më shumë për këtë produkt që faktikisht në Shqipëri nuk ka munguar, por nuk është se ka ndonjë traditë prej vitesh.”

E ftuar speciale në këtë takim të parë, do të jetë këngëtarja, Aurela Gaçe.

aurela

Aurela Gaçe:

“Për mua do të jetë një emocion edhe më i madh nesër sepse kjo do të ngelet në kujtesë edhe të fëmijës kur të lindi. Do të jetë me mamin duke kënduar, kështu që, nuk e di unë për vete e kam me shumë emocion.”

Ardit Gjebrea:

“Kënga Magjike do të jetë një risi, do të vijë përsëri ndryshe në një format të paardhur më parë, të cilin do ta zbulojmë nesër.”

Ishte vetëm një shije nga ajo që rezervon “E Diela Shqiptare”, duke nisur nga nesër në orën 13 e 30, drejpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan.arditi 2

Ardit Gjebrea:

Por vitin e 10-të, zoti Frangaj na ka thënë që do të na bëjë një shtëpi të re. Unë do të doja që të ruanim le të themi pamjen që ka kjo studio, sepse tashmë kjo studio nuk është një studio e jona, por është një shtëpi e të gjithë shqiptarëve ditën e dielë.”

Tv Klan