Ka nisur me shtyrje në Gjykatë e Krimeve të Rënda, gjyqi ndaj grupit të Admir Tafilit, të akuzuar si pjesë e një grupi të struktuaruar kriminal.

13 persona akuzohen se kanë kryer disa vrasje, plagosje dhe planifikime ekzekutimesh kundrejt pagesave që shkonin në qindra mijëra euro.

Shkak për shtyrjen e seancës së parë është bërë mungesa e të pandehurit kryesor në këtë proces Admir Tafili, i cili ndodhet në burg për një sërë krimesh të tjera.

Tafili merrte porositë nga jashtë burgut dhe më pas ia delegonte personave të tjerë të grupit.

Në sallë ishte i pranishëm edhe vrasësi i penduar Krisi Pine, që ruhej nga efektivët e mbrojtjes së dëshmitarëve. Mbi dëshmitë e tij janë zbardhur disa krime të ndodhura në Shkodër, Tiranë dhe Durrës.

Tv Klan