Ky është David Qosja. 30-vjeçari që katër muaj më parë vrau në Torovicë të Lezhës punonjësin e policisë Ardian Kodra.

Për të ka nisur procesi gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të rënda për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të personit.

Qosja përveç gjeneraliteteve të tij nuk ka thënë asgjë tjetër. Avokati mbrojtës i të pandehurit i caktuar nga gjykata nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Prokurori i çështjes sqaroi para gjykatës së 30-vejçari ka vrarë me dashje efektivin e forcave të ndërhyrjes së shpejte dhe ka tentua të vrasë dy kolege të tjerë të tij.

Sipas ekspertizës mjekësore Qosja ka rezultuar se nuk ka probleme mendore. Nga ekspertiza psikike David Qosja ka rezultuar mendërisht normal, ndërsa avokatja e tij kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, kërkesë kjo e cila nuk u mor parasysh.

Më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi duke qëlluar me armë në ajër banorët e fshatit Torovicë. Policia zhvilloi një aksion për kapjen e tij ku gjatë shkëmbimit të zjarrit më të humbi jetën Ardian Kodra./ TV KLAN