Në gjykatën e Lartë ka nisur shqyrtimi gjyqësor në ngarkim të Majlinda Andrea gjyqtare e pezulluar nga kjo gjykatë. Andrea së bashku me bashkëshortin e saj akuzohet për korrupsion nga prokuroria. Sipas akuzës të pandehurit e tjerë në këtë proces Eleni Lino dhe Ilia Çabiri nëpërmjet sekserit Patraq Dashi do të paguanin shumën e 50 mijë eurove në këmbim të një vendimi për çështje pronash në zonën e Sarandës. Në seancë e parë avokati e gjyqtares kërkuan heqjen e masës së pezullimit nga detyra si  dhe pavlefshmërinë e përgjimeve me argumentin se janë bërë nga një prokurori jokompetente.

Theodhori Sollaku

Mbrojtësi i bashkëshortit të gjyqtares Odhise Andrea i cili prej 5 muajsh është në kërkim ndërkombëtar, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Ardian Visha

Seanca e radhës është caktuar në datën 12 dhjetor ku koleget e Majlinda Adreas pritet të shprehen për kërkesat e avokatit të saj dhe bashkëshortit të saj.

 

Tv Klan