Ka nisur me shtyrje gjyqi ndaj Mark Frrokut në Gjykatën e Tiranës.

Ish – Deputeti akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, në vitin 1999. Gjithashtu, mbi të rëndojnë dhe akuzat e pastrimit të parave dhe ndërtim i paligjshëm.

Në këtë proces, Frroku është i bashkëpandehur edhe Kristian Kurtaj, i cili për këtë seancë nuk kishte dijeni. Edhe pse Kurtjan përfaqësohej nga dy avokatë, Gjykata vendosi të shtyjë gjyqin për në 26 Prill për njoftimin e tij.

Gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë filloi pas shpalljes së moskompetencës nga ana e Gjykatës së Lartë. Gjatë hetimit, Frroku gëzonte mandatin e Deputetit, nga i cili hoqi dorë më pas. Duke qenë se Frroku nuk e kishte më statusin, Gjykata e Lartë u detyrua ta delegojë dosjen në Shkallën e Parë.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kreu hetimin, Mark Frroku është autori i vrasjes në Bruksel të Aleksandër Kurtit.

Ai mbante identitetin e Besnik Morinës, Dritan Frroku dhe Piro Sofrani në këtë periudhë dhe në dosjen belge është i cituar më këto emra. Prokuroria e akuzon ish – Deputetin dhe për pastrimin e 2 milionë dollarëve të dyshurara se janë produkt i aktiviteteve kriminale.

Xhevahir Zhabina/Tv Klan