Nga sot inspektimi i biznesit në çdo fushë do të bëhet online. Tashmë nuk do të jetë më në dorën e inspektorëve për të zgjedhur se cili subjekt do të kontrollohet, atë do e përzgjedhë sistemi në bazë të riskut më të lartë që ka një kategori ndërmarrjesh. Kontrolli i ri ka nisur pranë një sipërmarrje të huaj në kryeqytet.

Por si do të funksionojë ky lloj kontrolli? Të gjithë sipërmarrësit do të shkarkojnë një formular në faqen e-inspektime dhe do të bëjnë deklarimin për të gjitha fushat ku ata janë subjekt kontrolli, më pas kompjuteri cakton datën e vizitës.  Në reformën e inspektorateve qëllimi është shmangia e korrupsionit dhe subjektivitetit të inspektorëve.

Pas ndërtimit të faqes së kontrollit online, ata do të pajisen me chip-a dhe laptopë, në mënyrë që të identifikohen vendet ku shkojnë./ TV KLAN