parku

Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për ndërtimin e Parkut të lojrave në kodrat e Liqenit Artificial. Kryetari Erion Veliaj teksa inspektoi punimet, garantoi se projekti nuk do të dëmtoj pemët dhe se realizimi i tij do të lumturojë 200 mijë fëmijë.

Erion Veliaj, Krytari i Bashkisë së Tiranës: Ky është një projekt për 200 mijë fëmijët e Tiranës, jo për 20 këshilltarët e partisë që e kishte Tiranën për 4 vjet dhe nuk e bëri dot. Në qoftë se qyteti i Tiranës i përket vetëm të rriturve, vetëm atyre që bërtasin, atyre që votojnë, atëherë jemi qytet jo demokratik. Do të zhvendosim tre pemë dhe do të mbjellim 3000 pemë të tjera. Siç keni parë, edhe në hapësirën që u lirua tek ana tjetër e liqenit, ne patëm një mbjellje të pemëve në atë zonë”.

Kryebashkiaku sqaroi se ky është vetëm një ndër 10 projektet që do të gjallërojë parkun e e liqenit. Ai bëri të ditur se pemët që kanë një kënd nën 45 gradë, e që mund të rrezikojnë qytetarët do të hiqen me kujdes nga inspektorët pyjor.

Tv Klan