Në Azerbaxhajn nisi zyrtarisht puna për ndërtimin e Korrridorit Jugor të Gazit, ku përfshihet edhe projekti i gazsjellësit TAP që kalon përmes Turqisë, Shqipërisë, Greqisë e Italisë.
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i pranishëm në nisjen e punimeve tha se ky projekt është i një rëndësie strategjike për zhvillimin ekonomik të vendeve të përfshira direkt në të.
Damian Gjiknuri – Ministër i Energjitikës:
“Ne jemi të gatshëm për të vënë në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe materiale, bazën ligjore për të garantuar suksesin e këtij projekti. Transportimi i gazit nga fusha e Shah Denizi përmes TANAP dhe TAP do të mund të diversifikojë burimet tona energjetike dhe do ta vendosë Shqipërinë në hartën energjitike të Evropës”
Korridori Jugor i Gazit është i përbërë nga disa projekte të veçanta energjetike, që përfaqësojnë një investim të përgjithshëm prej rreth 45 miliardë USD.
Pjesë e tij është edhe gazsjellësi TAP, punimet për të cilin planifikohen të nisin në vitin 2015.
Tv Klan