Bashkia e Tiranës ka startuar me ndërtimin e shkollave të reja për kryeqytetin. Shkolla 9-vjeçare “Hoxha Tahsim” po rindërtohet nga themelet, me qëllim që Shtatorin e ardhshëm ajo të mirëpresë 1 mijë nxënës.

“Jemi në një situatë kritike, në Tiranë kemi mbi 20 shkolla me dy turne në zonën urbane, ç’ka do të thotë se e kemi të nevojshme ndërtimin e shkollave të reja. “Hipoteka” jonë për të ardhmen janë arsimi dhe shkollat.”

Veliaj premtoi se këtë vit kryeqyteti do të ketë vetëm 2 gjimnaze që do të funksionojnë me dy turne.

“Për herë të parë në Tiranë do të ketë vetëm 2 gjimnaze me dy turne që janë: Ismail Qemali dhe Sami Frashëri. Brenda një viti do të sistemojmë problematikën e shkollave me dy turne. Ky mandat do të mbyllet pa pasur asnjë shkollë me dy turne në Tiranë.”

 

Shkolla të reja po ndërtohen edhe në Kombinat dhe bregun e lumit. E paralelisht me këto, Bashkia po vijon punimet për rikonstruksionin e 200 shkollave që do të çelen këtë Shtator.

Tv Klan