Rinisja e procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Ky është qëllimi i konferencës, e cila u hap të dielën në Paris. Në takim marrin pjesë përfaqësues të 73 vendeve, ato të institucioneve të mëdha ndërkombëtare, si dhe organizata të ndryshme.

Ideja kryesore është rifillimi i bisedimeve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, siç shpjegoi nga Zhan-Mark Airol, Ministri i Jashtëm francez:

“Negociatat do të lejojnë realizimin e zgjidhjes për dy shtetet dhe më në fund do të sjellë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme “.

Takimi po mbahet pak ditë para se Donald Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i zgjedhur ka rizgjuar tensionet mes dy palëve duke deklaruar se dëshiron transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Kjo deklaratë është cilësuar si një provokim për palestinezët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bojkotuar konferencën. Mungojnë edhe udhëheqësit e palës tjetër.

Rrezja tjetër e shpresës erdhi të shtunën nga Papa Françeskut. Papa u takua në Vatikan me kreun e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmud Abbaz, të cilit i shprehu shpresën se mund t’i jepet fund dhunës dhe të arrihet një

“zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Tv Klan