Të gjitha rastet e dhunës ndaj fëmijëve mund të raportohen direkt në aplikacionin “Unë mbroj fëmijët”.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, zgjodhi një takim me fëmijët për të prezantuar aplikacionin që ju mundëson atyre të reagojnë kur ndihen të dhunuar.

Gjithashtu ministria e Mirëqenies Socialie ka nisur prezantimin e projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Krahas diskutimeve mes ligjvënësve, ekspertët do të fokusohen në takimet me fëmijët, për t’ju mësuar të njohin të drejtat e tyre./ TV KLAN