Bizneset që duan të kryejnë një procedurë doganore, së shpejti nuk do të kenë me nevojë të trokasin në mbi 20 agjenci për të finalizuar një procedure doganore, por kjo gjë do të kryhet me anë të një “Sporteli të vetëm doganor”. Lajmin e jep Drejtoresha e Doganave Pranvera Fagu, në nisje të trajnimit të administratës doganore dhe institucioneve të tjera për të jetësuar aplikimin e këtij sistemi.

Pranvera Fagu, Drejtore e Përgjithshme e Doganave:

Implementimi po fillon me AKSHI-n; Agjencinë Kombëtare të Ushqimit; Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave; Qendrën Kombëtare të Licencimit dhe do të vijohet me Agjencia Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, etj.

Fagu tha se implementimi i konceptit të “Sportelit të vetëm doganor” është vijim i angazhimit  për të transformuar Administratën Doganore në shërbëtore të biznesit.

Tv Klan