Shqipëria dhe Mali i Zi kanë nisur punën për të bërë studimin e fizibilitetit për autostradën Ariatiko – Joniane.

3.5 milion euro për të bërë studimin e projektit janë dhënë në formën e grantit nga Bashkimi Europian, ndërsa pas përfundimit të këtij materiali të dyja vendet do të bisedojnë për të financuar 1550 km e këtij korridori.

Ministri Gjiknuri ka biseduar për këtë temë me homologun e tij në Malin e Zi. Fatura për ndërtimin e kësaj rruge shkon në 850 milionë euro, ndërsa disa segmente të kësaj autostrade janë parashikuar që të nisin ndërtimin në listën e miratuar nga qeveria për veprat në partneritet me privatin.

Tv Klan