Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë angazhim i të gjitha palëve politike në Shqipëri, e megjithatë Komisioni i Reformës Zgjedhore që në ditën e parë të punës, në seancën e konstituimit ka nisur me dallime mes opozitës dhe mazhorancës.

Si për të vendosur ekuilibrin, kryetari i kuvendit Meta, shprehu bindjen se maxhoranca dhe opozita do të bashkëpunojnë.

Afati për të përfunduar ndryshimet është 3 muaj. Komisioni ka përbërje të barabartë mes maxhorancës dhe opozitës, me nga pesë anëtarë.

Tv Klan