Blloku “Misto Mame” në Kombinat do të shndërrohet shumë shpejt në një nga lagjet më të mira të Tiranës. Ky është premtimi i kryebashkiakut Veliaj teksa inspektoi çeljen e punimeve.

 

“…Do të punojmë gjatë gjithë verës, ka apo s’ka fushatë, ka apo s’ka pushime, në mënyrë që deri në fund të vitit të të kemi mundësi që të sjellim urbanizim edhe zonën e Kombinatit.”

Kreu i Bashkisë ftoi të gjithë qytetarët që të mbështesin masivisht Edi Ramën për një mandat të dytë qeverisës, si një mundësi për të siguruar vijimin e investimeve në kryeqytet.

Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, Veliaj siguroi se investimet që e presin Tiranën në dy vitet në vazhdim do të jenë shumë herë më të mëdha.

/Tv Klan