Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për rikualifikimin urban në bllokun e pallateve në rrugën “Mine Peza”, në njësinë Numër 9. Fillimisht po punohet për lirimin e hapësirave për lulishte, rrugë dhe trotuare, më pas do vijohet me urbanizimin e zonës, ku në fokus është kthimi në këndë lojrash hapësirat mes pallateve.

 

“E filluam mandatin duke bërë punë për fëmijët, çerdhet vitin e kaluar, kopshtet këtë vit, por sigurisht përveç institucioneve sociale një pjesë e madhe e jetës për fëmijët kalon në lagjet ku banojnë qytetarët. Kjo është arsyeja pse kjo hapësirë këtu në rrugën “Mine Peza” shënon fillimin e punëve për kënde lojërash në çdo lagje. Besoj se deri në fund të verës do të kemi pajisur të gjitha lagjet e Tiranës me hapësira të ngjashme”,

tha Veliaj.

Veliaj paralajmëroi nisjen e një aksioni të ri të Bashkisë së Tiranës, për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të banorëve për ndotjet akustike dhe tymrat që lëshojnë një pjesë e lokaleve të cilat përdorin zgarat.

Tv Klan